Heqja e KONTEINERIT nga Pedonalja e Shkodres
Kerkojme firmat e qytetareve shkodrane dhe me gjere, per heqjen e konteinerit nga hyrja e Pedonales Shkoder. Nje vendosje e tille eshte abuzim dhe uzurpim i drejteperdrejte i hapesires publike, stonature me arkitekturen e zones monumentale perreth, shmangie e degjeses publike me grupet e interesit (pronaret, bizneset, qiramarresit si dhe vete qytetaret e Shkodres) si dhe demtim i imazhit te Pedonales ne syte e turisteve. Nga pakenaqesia e vazhdueshme e shprehur nga qytetaret e Shkodres, kemi marre nismen e ketij peticioni, per ta shprehur me numra mos-dakordesine me kete objekt te vendosur nga Bashkia.
Nese nuk jeni dakord me konteinerin ne hyrje te Pedonales dhe mendoni se heqja e tij nga aty eshte zgjidhja e duhur ne sherbim te zones, atehere firmosni kete peticion.
Comment