Jo zaptimit të detit shqiptar nga Greqia
Balli Kombit 0

Jo zaptimit të detit shqiptar nga Greqia

23 people have signed this petition. Add your name now!
Balli Kombit 0 Comments
23 people have signed. Add your voice!
3%
Maxine K. signed just now
Adam B. signed just now

PETICION


Drejtuar:

1. Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama

2. Qeverisë së Republikës së Shqipërisë


Për dijeni:


1. Kuvendit të Republikës së Shqipërisë

2. Presidentit te Republikës së Shqipërisë

3. Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë

Në datën 20 Janar 2021 Parlamenti i Greqisë votoi një ligj për zgjerimin e hapësirës detare të Greqisë nga 6 milje që ishte më parë në 12 milje. Ky zgjerim përfshin edhe detin Jon dhe pjesën veriore të tij ku Greqia ka një kufi detar me Shqipërinë. Ky ligj i lejon Greqisë që të zgjerohet me 6 milje në detin territorial, shelfin kontinental dhe Zonën Ekonomike Ekskluzive të Shqipërisë.

Nga ana e Shqipërisë nuk ka patur asnjë reagim zyrtar, përveç deklaratave të kryeministrit Edi Rama që ia njohin Greqisë të drejtën e zgjerimit me 12 milje.

Në datën 20 Tetor 2020 pas një takimi në Tiranë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ministri i jashtëm i Greqisë z. Dendias kishin deklaruar se do t'i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) në Hagë për çështjen e rregullimit të kufirit detar midis Shqipërisë dhe Greqisë. Kjo marrëveshje nuk u bë kurrë publike duke shkaktuar shqëtësim të madh në opinionin shqiptar.

Për më tepër deri tani nuk është ndërmarrë asnjë hap konkret për paraqitjen e çështjes në GJND. Greqia nuk duket e nxituar për t'a bërë këtë. Natyrisht që Greqisë nuk i intereson që çështja të shkojë në Hagë dhe mund ta zvarrisë atë derisa të harrohet. I takon Shqipërisë që të ankohet në GJND sepse ajo është pala e dëmtuar.

Por çuditërisht nuk ka asnjë reagim nga Qeveria Shqiptare dhe kryeministri i saj.

Greqia nuk mund të zgjerohet me 12 milje në hapësirën detare shqiptare.

Përcaktimi i drejtë i kufirit detar me Greqinë, i bazuar mbi të drejtën ndërkombëtare është me rëndësi jetike për Shqipërinë në aspektin e sigurisë kombëtare. Po ashtu, përcaktimi i drejtë i Zonës Ekonomike Ekskluzive ka një rëndësi të madhe ekonomike për Shqipërinë.

Për këto arësye, i bëjmë thirrje kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe Qeverisë së Shqipërisë që :

1/ Të deklarojnë publikisht që Shqipëria refuzon që Greqia të zgjerohet në hapësirën detare shqiptare në detin Jon

2/ Sa më parë t'i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë për cënimin e hapësirës detare shqiptare nga Greqia

3/ Të bëjnë transparencë të plotë mbi këtë çështje me rëndësi kombëtare.

Sponsor:

Portali Balli Kombëtar

http://www.ballikombetar.org

1. Për të nënshkruar peticionin, ju lutemi të plotësoni formularin dhe klikoni tek butoni "SIGN"

2. Për të shpërndarë peticionin tek të afërmit, miqtë dhe të njohurit tuaj, ju lutemi përdorni formularin "Email friends", emailin tuaj ose rrjetet sociale si Facebook etj.

3. Për të vendosur një lidhje drejt peticionit në faqen tuaj, ju lutemi përdorni adresën e mëposhtme:

https://www.ipetitions.com/petition/jo-zaptimit-te-detit-shqiptar

Ju faleminderit.

Share for Success

Comment

23

Signatures