Peticion per hapjen e shkollave ne Shtator - 2020.
Gresa Vuçetaj 0

Peticion per hapjen e shkollave ne Shtator - 2020.

571 people have signed this petition. Add your name now!
Gresa Vuçetaj 0 Comments
571 people have signed. Add your voice!
58%
Maxine K. signed just now
Adam B. signed just now

Mesimi online nuk eshte efikas, ne si nxenes kete e dime me se miri. E si qytetar te ketij vendi, e dime poashtu qe Covid-19 eshte jashte kontrollit dhe nuk po shohim arsye per mos hapjen e shkollave. Edukimi duhet te jete primar per secilin, e kur gjithcka tjeter eshte e hapur, shkollat duhet te hapen gjithashtu. Cka do te ndodhe me ne nese gjate nje viti arsimor nuk mesojme sic duhet? Informacionet qe duhet t'i kemi per klasat vijuese apo per fakultet nuk do t'i kemi. Nuk do te jemi ne gjendje te pergatitemi per ate qe na pret e prape se prape nuk do te mund t'i ikim infektimit. Sepse, nese jo ne shkolle, perseri do te takohemi me miqte diku tjeter, meqe ne ate aspekt nuk ka kufizime. Ne nuk kemi kushte per mesim online, cka do te ndodhe me nxenesit qe nuk kane paisje teknologjike per vijimin e mesimit apo edhe kryerjen e detyrave te shtepise? Shteti nuk duhet te diskriminoje, por nese te gjithe nxenesit nuk mund te vijojne mesimin vetem per shkak te kushteve te tyre financiare, diskriminimi eshte i paevitueshem. Ne nuk kemi vite e as muaj per te humbur, nuk kemi kohe per prova, gjendja e arsimit ne vendin tone nuk eshte e mire, ju lutem, mos e perkeqesoni. Sinqerisht, nje nga shume nxenes qe duan te bejne ndryshim.

Share for Success

Comment

571

Signatures