PETICION PËR MBYLLJEN E KOPSHTIT ZOOLOGJIK TË TIRANËS PËR SHKAK TË KUSHTEVE JASHTË ÇDO STANDARTI KU NDODHEN KAFSHËT!
Marrë shkas nga ngjarja e ditëve të fundit dhe nga mos reagimi kundrejt kërkesës drejtuar Bashkisë së Tiranës pak javë më parë e pamë të arsyeshme ta vazhdojmë më tej zgjidhjen e këtij problemi, sepse në kushtet e tanishme ky kopsht nuk i përmbush qëllimet e tij: Ruajtja e llojeve të rrezikuara jashtë habitatit të tyre natyror, edukimi i brezave dhe argëtimi. Kafshët kanë po të njëjtat të drejta që kemi dhe ne për të jetuar në kushte optimale, pa gjendje stresi. Të tërë kemi qenë dëshmitarë të gjendjes skandaloze ku ata ndodhen e jemi kthyer në shtëpitë tona më të dëshpëruar seç erdhëm. Kopshti zoologjik i Tiranës është një shembull shumë negativ për fëmijët tanë. Ai nuk përcjell asnjë ndjenjë dashurie e kujdesi për kafshët. Për të theksuara dhe njëherë qëllimin e këtij peticioni, ne kërkojmë që ky kopsht të mbyllet menjëherë.
Comment