Të anullojmë dhënien e çmimit "Lumo Skëndo" librit "Vrima" të Rita Petro.
Me anë të këtij peticioni synojmë të arrijmë anullimin e "Çmimi Kombëtar i Bibliofilisë “Lumo Skëndo” ".
Ky çmim i shërben vlerësimit dhe stimulimit të botimeve me vlera të spikatura bibliofilike e intelektuale, nëpërmjet evokimit të personalitetit të kulturës dhe politikës shqiptare, Lumo Skëndo (Mit’hat Frashërit) veçanërisht si themelues i bibliofilisë shqiptare.
Kjo është fytyra e çmimit "Lumo Skëndo" që asnjë nuk mund të gjejë ndonjë të përbashkët me "Vrima" të Rita Petros. Figuracion, muzikalitet, ndjenje (jo thjesht akt), intelektualitet, janë cilësi që "Vrima" i mban?
Ky libër nuk mund të qëndrojë përkrah Kadaresë e Camajt...
Jo degjenerimi e dhunim të pjesës më të çmuar tonën, shpirtit tonë, kulturës sonë.
Firmos dhe ti këtë peticion, mos hesht!
Comment